KIEV, 25 nëntor /ATSH-AFP/ - Autoritetet separatiste proruse në lindje të Ukrainës kërkuan sot në OKB dërgimin e kaskave blu, veçanërisht ruse, në këtë zonë me qëllim për të penguar një katastrofë humanitare.
"Ne kërkojmë një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me qëllim për të shqyrtuar çështjen e dërgimit të një kontigjenti për ruajtjen e paqes me pjesëmarrjen e përfaqësuesve rusë", deklaroi në një komunikatë parlamenti i Republikës së vetëshpallur të DOnetskut, bastion rebel në lindje.
"Ne i kërkojmë komunitetit ndërkombëtar dhe Federatës ruse të ndërpresë katastrofën humanitare dhe gjenocidin social të shkaktuar nga veprimet e qeverisë ukrainase, vijon komunikata.
Pushteti ukrainas urdhëroi në mes të muajit nëntor mbylljen e të gjitha shërbimeve publike në rajonet nën kontrollin e separatistëve, një vendim që konfirmon de facto ndarjen e vendit ku konflikti i armatosue mes rebelëve dhe forcave qeveritare ka shkaktuar më shumë se 4 300 të vdekur dhe 930 000 të zhvendosur që prej fillimit të muajit prill./
/ec/










