Forcat e armatosura ukrainase akuzuan milicët separatistë për shkelje të armëpushimit mes ushtrisë ukrainase dhe luftëtarëve prorusë, që është në fuqi që nga data 5 shtator, duke thënë se dje në mbrëmje separatistët kishin sulmuar aeroportin e Donetskut, në Ukrainën Lindore, e përfshirë prej kohësh nga destabilizimi.

"Rebelë të shumë, të mbështetur nga gjashtë tanke, dje në mbrëmje rreth orës 19:30 filluan një sulm kundër aeroportit të Donetskut, që u mbrojt heroikisht nga ushtarët ukrainas", thuhet në një komunikatë të forcave të armatosura ukrainase.

Për këtë sulm flet edhe eksperti ushtarak pro Kievit, Dmitri Timçuk, i cituar nga agjencia zyrtare ukrainase e lajmeve, Ukrinform.

Megjithatë, nuk ka ande njoftime nga burime të pavarura informacioni për ngjarjen e djeshme në aeroportin e Donetskut./ATSH/