Ukraina njoftoi dje zyrtarisht se nuk do t’i përgjigjej pozitivisht shlyerjes së borxhit prej tre miliardë dollarësh ndaj Rusisë, afati i fundit i të cilit është e diela. “Ne do të prezantojmë një moratorium për rimbursimin e tre miliardë dollarëve të bonove ruse”, deklaroi kryeministri ukrainas, Arseni Iatseniouk gjatë një takimi të qeverisë. ”E njëjta masë do të zbatohet për borxhet, me garanci nga shteti, ndaj dy sipërmarrjeve publike ukrainase ‘Pivdenne’ dhe ‘Ukravtodor’, me një vlerë të përgjithshme prej 507 milionë dollarë. “Ne jemi të përgatitur për një betejë gjyqësore me palën ruse”, u shpreh Iatseniouk.