Kili, 10 viktima nga protestat, vendoset Gjendja e Jashtëzakonshme, Presidenti: Jemi në luftë

Kili, 10 viktima nga protestat, vendoset Gjendja e Jashtëzakonshme, Presidenti: Jemi në luftë

Ka shkuar në dhjetë numri i viktimave që nga fillimi i protestave për rritjen e kostos së biletave të transportit publik.

Pesë vetë vdiqën gjatë plaçkitjes së një fabrike, katër të tjerë u asfiksuan në një depo dhe supermarket, pasi i vunë atyre zjarrin, kurse njëri gjatë manifestimeve në rrugë

Pavarësisht vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme, protestat nuk janë ndalur por për më tepër janë zgjeruar.

Rrugët dhe sheshet e kryeqytetit tashmë ruhen nga tanke dhe automjete të blinduara të ushtrisë që kontrollojnë respektimin e masave.

Dhe ndërsa Santiago po përgatitet të jetojë natën e dytë të shtetrrethimit, qeveria deri tani ka arrestuar 152 të akuzuar për ushtrim dhune, plaçkitje dhe sulme.

Shtetrrethimi, i pari që pas diktaturës së Pinoçetit, parasheh që njerëzit janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi dhe nuk do të mund të largohen nga ora 9 e mëngjesit e deri në orën 7 të mëngjesit të ditës tjetër. Kush do të detyrohet ta bëjë këtë, duhet të ketë një autorizim special.

"Ne jemi në luftë kundër një armiku të fuqishëm," tha Presidenti Sebastian Sebastian Piñera, "një armik i paepur - shtoi ai - i cili nuk respekton asgjë”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie