KILI - Pas dy dekadave për t’u ndërtuar, Radio-Teleskopi më i madh dhe më i fuqishëm i botës ka nisur të funksionojë në shkretëtirën e Kilit, duke u dhënë astronomëve një mundësi të jashtëzakonshme për të depërtuar në thellësinë e universit.

Dje, kompleksi i quajtur "ALMA" u përurua nga Presidenti kilian, Sebastian Pinera. Ai kushtoi 1.3 bilion dollarë dhe u ndërtua në një zonë rreth 5 mijë metra mbi nivelin e detit, një lartësi me pak lagështirë apo shtresa resh.

“Ky është një privilegj i madh për Kilin”,- tha Presidenti Pinera, duke iu drejtuar shkencëtarëve. -“Ju falenderoj për kontributin që keni dhënë. Kili sot, praktikisht, u shndërrua në kryeqytetin e astronomisë së botës".

Më pas, Presidenti kilian u kërkoi astronomëve të fillojnë t'i drejtojnë antenat në thellësitë e universit për të kërkuar të dhëna rreth origjinës së universit, që nga gazrat e ftohta dhe dhe pluhuri që formoi yjet, planetet e galaktikat, deri tek energjia e prodhuar nga “Big Bang”-u.

Kur ndërtimi i teleskopit të mbyllet plotësishti në fund të 2013-ës, "ALMA" do të jetë e përbërë nga 66 antena disk, të projektuara për të kapur gjatësitë e valëve të dritës më shumë se çdo gjë tjetër të dukshme për syrin e njeriut.

Teleskopi është një projekt ndërkombëtar, i financuar dhe ndërtuar nga një konsorcium kombesh, që shtrihet Amerikën e Veriut, Evropë dhe Azinë Lindore.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)