KILI - Autoritetet vendase kanë mbetur pa fjalë pasi kanë gjetur mijëra karkaleca të ngordhur në bregdetin e provincës Concepcion në Kili.
Prokurorja, që drejton hetimet tha se policia po përpiqet të gjejë se si janë vrarë ky numër kaq i madh karkalecash dhe për të përcaktuar se nëqoftëse bëhet fjalë për një krim mjedisor.
Peshkatarët thanë se vdekja e tyre mund të jetë shkaktuar nga disa nënstacione elektrike, që përdorin ujin e detit si.
Ekspertët e mjedisit po kërkojnë të analizojnë nivelin e oksigjenit në ujërat e ngrohta dhe detaje të tjera për të shpjeguar këtë rast të rrallë.
Ndërsa, disa të tjerë shpjegojnë se vdekja e karkalecave mund të jetë shkaktuar edhe për shkak të ndotjes së ujërave me karburant apo mbetjeve ushqimore ose fenomenit oqeaniko-atmosferik “El Nino”, që provokon përmbytje, thatësira në pjesën tropike të oqeanit Paqësor.
Në vitet e fundit një numër i konsiderueshëm i krijesave të detit janë gjetur të ngordhura në brigjet e Paqësorit të Amerikës së Jugut.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com