Efthymiou Efthymious, 41-vjeçari nga Arta e Greqisë u arrestua dje në Tiranë si ekzekutori i Devi Kasmit, 42-vjeçarit shqiptar të hetuar për trafik kokaine në Spanjë. Vrasja e këtij të fundit dyshohet të ketë ndodhur për larje hesapesh i porositur nga miku i kthyer në rival Domart Konjari, ndërsa ekzekutori është një shtetas i huaj.
Ky është rasti i dytë kur një vrasës me pagesë vjen në Shqipëri për të mbyllur hesapet e dikujt tjetër. I tillë ishte edhe killeri i Camoorra-s, Salvatore Letizia, autori i masakrës të majit 2015, përpara fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku mbeti i vdekur Mentor Doçi dhe Gerdi Goxhajt, ditën kur Tiranën e vizonte kryeministri serb Aleksandër Vuçiç.
Sipas Prokurorisë, Letizia ishte punësuar nga Besnik Sulku për të ekzekutuar Mentor Doçin, të cilin e akuzonte si përgjegjës për vrasjen e të vëllait Durim Sulku në Holandë. E ashtu si ai, e njëjta porosi dyshohet të jetë dhënë për vrasësin grek, një ish-punonjës i forcave speciale në Greqi, i larguar nga detyra pas implikimit në trafik droge.
I ardhur pak ditë më parë në Tiranë, greku e ka ndjekur viktimën e tij, madje siç mësohet ata edhe kanë debatuar një ditë, derisa mbrëmjen e 29 dhjetorit gjeti momentin për të kryer aktin e rëndë. Ngjarjet ngjasojnë si dy pika uji, vrasësit janë gjakftohtë, qëllojnë me shumë plumba deri sa të sigurohen për veprimet e kryera.
/Shqiptarja.com

d.c./shqiptarja.com