Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un urdhëroi ekzekutimin e 30 zyrtarëve për dështimin për të parandaluar përmbytjet masive dhe rrëshqitjet e tokës në verë, që shkaktuan vdekjen e rreth 4 000 personave dhe zhvendosjen e më shumë se 15 mijë të tjerëve, sipas medias koreano-jugore, shkruan sot 'The New York Post'.
Një zyrtar tha se ”rreth 30 drejtues qeveritarë në Korenë e Veriut ishin akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre, me shtetin që i dënoi ata me vdekje
”Rreth 30 kuadro në zonën e goditur nga përmbytjet u ekzekutuan në të njëjtën kohë, në fund të muajit të kaluar”, tha ky zyrtar për median.
Raportet e ekzekutimeve nuk janë verifikuar nga medie të pavarura. Zyrtarët që u ekzekutuan nuk u identifikuan, por raporti vuri në dukje se, sekretari i Komitetit të Partisë të Chagangut që nga viti 2019, ishte ndër udhëheqësit e shkarkuar nga Kim, në një takim urgjent gjatë fatkeqësisë së përmbytjeve.
Kim u pa muajin e kaluar duke vëzhguar zonat e dëmtuara dhe duke u takuar me banorët, pasi ai vlerësoi se do të duheshin muaj për të rindërtuar lagjet e përmbytura. Udhëheqësi i Koresë së Veriut kritikoi gjithashtu raportet nga Koreja e Jugut për numrin e të vdekurve duke hedhur poshtë pretendimet për mijëra të vrarë.
Në vitin 2019, shteti koreano-verior dyshohet se ekzekutoi, të dërguarin e tij bërthamor në SHBA, për dështimin për të negociuar një samit midis Kim dhe presidentit të atëhershëm të SHBA-së, Donald Trump.
”Më pas u zbulua se Chol ishte thjesht në paraburgim”, raporton CNN.
Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7632
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rusia thyen sanksionet, i jep Koresë së Veriut 1 mln fuçi me naftë: Pagesë për armët dhe trupat që Pheniani i ka dërguar Moskës
22 Nëntor, 11:35
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
Cilat vende e kanë ndaluar TikTok-un dhe pse?
20 Nëntor, 22:33
-
Seuli thotë se Koreja e Veriut i ka dërguar armatim shtesë Rusisë
20 Nëntor, 08:58
-
Kim Jong Un urdhëron prodhim masiv të dronëve
15 Nëntor, 15:36
-
Reshje të dendura shiu, përmbytet jugu i Portugalisë, uji 'pushton' rrugët dhe shtëpitë! Shkaktohen dëme materiale (VIDEO)
15 Nëntor, 10:18
-
Jugu i Italisë goditet nga moti i keq, përmbytje në Siçili (VIDEO)
14 Nëntor, 15:04
-
Spanjë/ Rikthehen përmbytjet, Malaga më e rrezikuara! Mbyllen shkollat dhe evakuohen banorët
13 Nëntor, 22:31
-
PËRMBYTJET/ Kryebashkiaku i Vlorës: Do bëjmë ‘presion’ në Qeveri për investime në kanalet e ujërave të larta
13 Nëntor, 09:26
-
Spanjë/ Moti i keq në Katalonjë, Girona qyteti i radhës që dëmtohet nga përmbytjet
9 Nëntor, 15:19
-
Rriten tensionet mes dy Koreve, Veriu provokon përsëri, bllokon sinjalin GPS të avionëve dhe anijeve! Jugu ankohet në OKB
9 Nëntor, 08:28
-
Spanjë, asnjë viktimë në qendrën tregtare 'Bonaire'! Vazhdojnë kërkimet për thuajse 2 mijë të zhdukur
4 Nëntor, 16:01
SUPER pastrim! e njëjta gjë na duhet edhe në Shqipëri.Sepse ata njerëz janë fajtorë dhe, nëse i futim në burg, ne ende paguajmë faturat e tyre!
Përgjigju