Kim Kardashian bukuria globale "rrëzohet" 
mbi tapetin e kuq në Paris 

Kim Kardashian bukuria globale mbi tapetin e kuq në Paris ">
Kim Kardashian është një yll global dhe ka treguar që është një ikonë stilit gjatë vizitës në Javën e Modës në Paris.

Ajo ka mbërritur atje bashkë me bashkëshortin Kanye West dhe mamanë Kris Jenner .

Kim shihet e veshur me një fustan në ngjyrë të bardhë deri tek kyçi i këmbës nga koleksioni i Balmain 2015.



Ndërsa mamaja Kris Jenner shihet me kostum në ngjyrë të zi bashkë me Kanye i cili ka preferuar të zezën.

Ndërsa çifti Kanye-Kardashian po parakalonin mbi tapetin e kuq drejt shfaqjes, Kimit i ka tërhequr flokët gazetari Ukrainas Vitalii Sediuk duke rrezikuar që ta rrëzonte përtokë.

Ai ka mohuar të ketë bërë diçka të tillë duke thënë që thjesht e ka përqafuar, por badigardët e saj kanë vrapuar për ta larguar dhe Kim ka humbur ekuilibrin.

Gazetari ka krijuar incidente të tilla edhe me vipa si Jennifer Lopez, Leonardo DiCaprio dhe  Brad Pitt në promovimin e filmit Maleficent.

Kim shihet shumë e trembur pas këtij incidenti. 



Familja Kardashian kanë arritur në Francë për të ndjekur Kendall Jenner në pasarelën e javës së modës për koleksionin Pranverë/Verë 2015.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 

62/2
  • Sondazhi i ditës:
    9 Nëntor, 11:21

    A ju duken të sigurta kushtet e rrugëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Trump 'nuk ka nënshkruar marrëveshjen etike' që kërkohet për tranzicionin presidencial

Trump 'nuk ka nënshkruar marrëveshjen etike' që kërkohet për tranzicionin presidencial