Kim Kardashian “braktis” pushimet,
bezdiset nga axhenda e Kanye

Kim Kardashian “braktis” pushimet,<br />bezdiset nga axhenda e Kanye
 
Kim Kardashian ka braktisur muajin e mjaltit dhe është nisur për New York e vetme të dielën në mbrëmje.

Kim është mërzitur nga udhëtimi i fundit në Irlandë dhe ditët e fundit çifti janë parë të mërzitur pa ndonjë afeksion të theksuar për njëri tjetrin.

Udhëtimi i tyre i ardhshëm do të ishte në Dublin, por Kim e anulloi edhe atë duke i thënë bashkëshortit të saj se e kishte parë Dublinin.

kim kardashian

Ai mendoi të organizonte diçka të veçantë meqë aty kishin kaluar muajin e mjaltit edhe mamaja e saj, Kriss Jenner dhe Bruce Jenner në vitin 91.

Kim e kishte treguar mërzinë e saj duke e lënë këngëtarin Kanye të nisej i vetëm në Republikën çeke dhe Kim është nisur një ditë më pas.

Madje një ditë ata kishin dalë duke u ngjitur me biçiletë malit të Ballyhoura-s në Irlandë të ndjekur nga badigardët e tyre.

Kjo shëtitje nuk i është dukur romantike Kimit e cila do të preferonte restorantet e mëdha dhe butiqet më të dëgjuara.

Ajo së shpejti do të nisë edhe xhirimet për Keeping Up with the Kardashians.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)