Ajo është parë në shoqërinë e të fejuarit të saj Kaney West duke shijuar një akullore në Paris. E veshur me një palë pantallona xhins të ngushta dhe një bluzë të bardhë po të ngushtë ajo është dukur e mahnitshme me trupin e saj të përkryer duke dëshmuar se ndihet në formën perfekte.
Të shtunën që vjen pritet që Kim Kardashian dhe Kaney West të kurorëzojnë dashurinë e tyre në Paris në një ceremoni martesore madhështore. 33 vjeçarja vështirë të mos duket e përkryer kur bëhet fjala për regjimin e saj në stërvitje. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)