Kim Kardashian rrëfen sekretin
e madh që të gjithë kemi pritu

Kim Kardashian rrëfen sekretin<br />e madh që të gjithë kemi pritu
Doni të krijoni dekoltenë ideale, por nuk keni gjoks mjaftueshëm të bëshëm, apo reçipetat e duhura? Mos u shqetësoni aspak se Kim Kardashian ka këshillën e duhur për ju, që do t’ju kushtojë fare pak. Ylli i reality show-t njihet për veshjet e estravagante dhe stilin e guximshëm jo vetëm në Tapetin e Kuq, por edhe në të përditshmen e saj. Dhe askush më mirë se ajo nuk i njeh truket e duhura për një performancë të pagabueshme (mund të vëmë bast për këtë).

Nëpërmjet një postimi në website-in e saj, 35-vjeçarja shpjegoi se mbrapa dekoltesë së saj joshëse fshihet ngjitësi letër. “Duhet ta ndaja patjetër me ju sekretin e ngjitësit letër!! Është truku im sekret për të patur një dekolte perfekte,” shkroi Kim. “Duhet t’i mëshoni ngjitësit lart, derisa gjoksi të ngrihet plotësisht. Kërkon pak punë, por më bësoni, ia vlen”.

Nga eksperienca e saj, bashkëshortja e Kanye West rrëfeu gjithashtu se ngjitësi më i mirë që mund të përdorni izolanti.

Por sigurisht që ka edhe një anë negative, siç është momenti kur të duhet ta heqësh. “Përgatituni të mos keni vajra në momentin që ngrini gjoksin lart, por përgatituni të përdorni shumë kur ta hiqni”.
kim kardashian
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'