Publicisti dhe shkrimtari i njohur, Kim Mehmeti ka dënuar protetsat e dhunshme disa ditore në Maqedoni duke thënë se dënimin për rastin Mostra nuk e ka dhënë drejtësia, por politika.
Sipas tij, protestuesit janë në luftë me policë rë rëndomtë, pas të cilëve fshihen politikanë.
“Duhet dikush t’u tregojë disa protestuesve të rinj shqiptarë se ata nuk janë në ‘luftë’ me policët e rëndomtë që veprojnë sipas urdhrit të drejtuesve të tyre, por se janë të revoltuar nga një regjimi që është bërë i padurueshëm, nga një regjim që ndërton institucione shtetërore që shqiptarët nuk i ndjejnë si të vetat!”, thuhet në një postim në rrjetin social Facebook.
Më tej, Kim Mehmeti hedh poshtë idenë se protestat janë me baza fetare: “Politikat e partive të këtushme shqiptare i lanë në rrugë, se neve na është rrezikuar shqiptaria e jo feja, se duke mbrojtur shqiptarinë ne i mbrojmë gjitha veçoritë që e përbëjnë vëllazërinë shqiptare!”
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)