Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian ditën e sotme (23 shtator).
Si mbështetëse e procesit të reformës në drejtësi, Kim shkruan në Tëitter se implementimi i kësaj reforme është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë.
Ajo thotë se nuk duhet ndalur përpara atyre që nuk duan drejtësi.
"Implementimi hap pas hapi i reformës në drejtësi është shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. Duhet që t'i evitojmë pengesat, të kërkojmë zgjidhje praktike dhe të mos dorëzohemi përpara atyre që nuk duan drejtësi" - shkruan Kim.
Ndërkohë ministrja e drejtësisë Eilda Gjoni gjatë mbledhjes foli për çështjen e ngritur nga BE për fillimin e procedura për ndjekje penale të gjyqtarëve apo prokurorëve që janë shkarkuar nga vetingu.
Ajo tha se SPAK aktualisht ka në dorë një hetim të një sërë çështjesh të nivelit të lartë lidhur me ish-kryeprokurorë dhe ish-anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu ajo tha se dhe Byroja Kombëtare e Hetimit do të plotësohet me hetues brenda këtij viti.
“SPAK ka filluar procedim penal kundër 23 ish-magjistratëve, përfshirë këtu 9 çështje të gjyqtarëve dhe prokurorëve në nivel të lartë. Hetimet e pasurisë lidhur me këto raste janë ende në proces. Por padyshim do të jenë objekti kryesor i punës së SPAK ashtu sikurse dhe veprat penale në fushën e korrupsionit me qëllim që të krijohet databaza e të dhënave për subjektet që do të ndëshkohen lidhur me veprat penale të korrupsionit. Edhe BKH do të plotësohet brenda vitit me hetuesit, që do të jenë shumë të rëndësishëm për të ndjekur të gjitha dosjet e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, u shpreh ministrja.
Komente











ZONJE E NDERUAR, DUKE QENE SE KE MARE FRERET E DREJTESISE NE KETE VEND TE ZHYTUR NE KORRUPSION, MOS TOLERO ME KPK DHE KPA TE KONFIRMOJNE GJYQTARE SIPAS QEFIT DHE SIPAS XHEPIT. 500 MIJE EURO NE KPK KALOI KARSTRIOT K/HAJDUT SELITA DHE TANI KPA PRET 1 MIL EURO PER KONFIRMIM. ESHTE JO E TURPSHME, POR TMERR SE SI U KATANDIS KJO REFORME NE KETE VEND !!!
PërgjigjuNese Amerika kerkon drejtesi ne ket vend,duhet te ndihmoj kthimin e denimit me vdekje per gjith kriminelet,trafikantet.Vetem Enver Hoxha e paska njoh ket popull dhe ka qen i vetmi burr shteti e ka vendos rregull ne ket vend te qelbur
PërgjigjuE sigurt qe nuk jua a ndjen fare per drejtesine...ketu ka nja 4 vite qe ska me gjyqesor jo me drejtesi qe eshte fjale shume e madhe per tu perdorur vetem per gjykatat...zonje e justifikuat 7 vite asgjeberje te qeverise me ketobqendrime boshe..nuk besojbse na keni kaq hasem sa te justifikoni dhe ca me shume menparulla boshe
PërgjigjuPer cilen drejtesi po flisni, ate te Tushes e Xhaferllarit? Apo konsiderohen te PS-se keto?
Përgjigjudrejtesia ishte moj zonje dhe kjo etilda jote bashke me te tjeret e degjeneruan duke hequr gjyqtare prokuror te ndershem e duke lene ne detyre listat e partise. Pse flet keshtu mos u bej pjese e thre po dil njehere e beju e zonja e mos bjerr pre e mashtrimit
PërgjigjuAMON ME LEN TE LUMTUR ...KUSH ISHIN KETA TE NDERSHEM NE GJYQESOR ...?!
Oj zoje je ne vete apo jo! Reformen po e eben Ps Po kaohne vetem anetaret e ps ose qe kane grat e burrat n eps e kupton apo jooooo? Hoqen gjite te ndershmit apo po tallesh ti
PërgjigjuNdal i her oj Mri,e vrej khaa!Reformen po e ben USA@BE oj Mri a Mrik si dreqin e ke emrin dhe ne cfar grazhdi je tuj mush ploncin .....PS,PD,LSI jane gure shahu oj Mriiiiiiii
U pa dje me gjykatesen e drejtesise se re cfar vendimi mori per armembajtje pa leje ndaj Fjolla Morines se sa efikase eshte drejtesia e re qe po na servirni ju amerikanet.
Përgjigju