Kimë me domate të thata
Përbërësit:
- 150 gr domate të thata
- 1 kokërr qepë
- 3-4 thelpinj hudhër
- 4 vezë
- 1 lk miell
- 4 lgj vaj ulliri
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Domatet e thata i lajmë dhe i lemë të regjen në ujë të vakët. Kaurdisim qepën e grirë imët së bashku me hudhrat të prera në fetëza të imëta, më pas shtojmë domatet të prera në copëza dhe vazhdojmë kaurdisjen. Shtojmë pak ujë dhe e lemë qepën me domatet e thata të ziejnë për rreth 10 minuta në temperaturë mesatare. Rrahim vezët me miell, kripë, piper dhe majdanoz të grirë hollë, e shtojmë në tigan mbi qepët e gatuara me domate. Vendosim kapakun për pak minuta sa vezët të mpiksen dhe më pas e shërbejmë të ngrohtë.