KINË - Një burrë ka prerë organin e tij gjenital për shkak të gjendjes së rëndë të depresionit pasi nuk gjente të dashur. Hu Yang pasi mbërriti në spital mjekët i thanë se nuk mund ta ndihmonin.

Mjekët urdhëruan 26-vjeçarin të kthehej në shtëpi dhe të merrte penisin në mënyrë që të mund ta ndihmonin. Kur ai u kthye përsëri në spital bashkë me organin e tij gjenital, mjekët përsëri nuk e ndihmuan duke i thënë se organi kishte humbur gjak për një kohë të gjatë dhe nuk mund t'ia bashkonin.

Miqtë e 26-vjeçarit thanë se Hu Yang ishte në depresion prej shumë kohësh pasi nuk arrinte të gjente të dashur. D

epresioni i tij u rrit më shumë në 27 tetor në orën 21:00 pasi u kthye nga puna dhe u mbyll në një dhomë që e kishte marrë me qera dhe papritur vendosi të priste organin e tij gjenital.

Pas kësaj, 26-vjeçari u pendua për veprimin e tij, por ishte tepër vonë për të "kthyer gjithçka në normalitet".

(v.gj/shqiptarja.com)