PEKIN - U nis drejt hapësirës në orën 17:38 me orën lokale, anija kozmike kineze, Shenzhou-10. Në bordin e saj ndodheshin tre astronautë kinezë, mes të cilëve një femër. Raketa hapësinore u nis me sukses dhe stacioni i saj është laboratori hapësinor kinez, Tiangong, ku tre astronautët do të qendrojnë për 15 ditë duke testuar sisteme të reja dhe një sërë eksperimentesh të tjera shkencore.
kine, astronaute, hapesire

Wang është astronautja e dytë femër e cila do të shfaqë një sërë leksionesh nga hapësira për studentët në Tokë. "Unë do të tregoj disa eksperimente fizike në mjedisin e mikrogravitetit hapësinor tha 33 vjeçarja në një konferencë për shtyp. Para nisjes, tre astronautët u përshëndetën edhe nga presidenti kinez.

Kina dërgoi në hapësirë për herë të parë një femër në një mision 13-ditor në orbitën e tokës një vit më parë. Aktualisht, Kina cakton çdo vit fonde të mëdha në zhvillimin e projekteve në këtë fushë.

Redaksia Online
(l.c/b.y/shqiptarja.com)