Mesa duket kinezët nuk janë të zgjuar ‘nga natyra’. Ata në fakt përpiqen shumë të ruajnë reputacionin që kanë krijuar ‘në sytë e ndërkombëtarëve’ dhe nëse kjo nënkupton sakrifikimin e gjithë viteve të fëmijërisë dhe përkushtimit absolut ndaj shkollës.
Fëmijët në Kinë kanë gjëra më të rëndësishme për të bërë sesa të luajnë me kukulla. Ata duhet të mendojnë për intervistën e pranimit në cerdhe që është po aq e rëndësishme, për të mos thënë më e rëndësishme, sesa ajo e pranimit në universitet.
Në fakt rëndësia e kësaj interviste që kryhet në moshën 2 vjecare, është jetike, pasi kanalizon ecurinë arsimore të fëmijës duke e finalizuar me diplomimin në një nga universitetet më të mira. Duke marrë parasysh rëndësinë e kësaj interviste, doemos që nuk është aq e thjeshtë të bëhesh pjesë e këtyre cerdheve kaq prestigjioze.
Fëmijët e vegjël i nënshtrohen një kursi përgatitor me 12 seanca, i cili kushton pothuajse 600 dollarë, që është dhe cereku i të ardhurave mesatare në Kinë. Situata është edhe më e komplikuar se kaq, pasi cerdhe të ndryshme kanë kritere pranimi të ndryshme.
Fëmijët gjatë intervistës, mes të tjerash, vëzhgohen me kujdes rreth mënyrës si luajnë. Kjo jep një ide të qartë të aftësive të tyre lëvizëse apo rreth bashkëpunimit të tyre me fëmijët e tjerë. Fëmijët ‘ekzaminohen’ në praninë e muzikës dhe vihen përpara provave që vënë në punë aftësinë e tyre për të dalluar format.
"Je djalë apo vajzë?"- kjo është një nga pyetjet më të shpeshta drejtuar fëmijëve. “Është punë e lodhshme, por dua që vajza ime të jetë e përgatitur. Pjesa më e madhe e prindërve duan që fëmijët e tyre të jenë të përgatitur.”

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com