Kinë – Në Kinë është shfaqur rasti i parë i një fëmije që ka lindur me bisht. Aktualisht fëmija është shtatë muajsh dhe ka një bisht 7 centimetra të gjatë, për shkak se rruazat e tij kurrizore nuk janë formuar siç duhet.
 
E ëma e fëmijës i ka kërkuar ndihmë mjekëve për të ndihmuar djalin e saj, por ata nuk duken dhe shumë realistë. Mjekët thonë shtylla e tij kurrizore është ende në rritje dhe nuk është shumë e thjeshtë për të bërë një ndërhyrje kirurgjikale.
 
“Ne kemi kërkuar ndihmë nga kirurgët për të hequr bishtin e fëmijës, por ata na thonë që kjo gjë nuk është kaq e thjeshtë”, thotë Chen Xiao, e ëma e fëmijës.
 
Kurse kirurgu Huang Chuanping shpjegoi se nëse do ta prisnin bishtin, ai do të rritej përsëri. “Së pari, ne duhet të riparojmë kanalin kurrizor për të parandaluar rritjen e bishtit”, u shpreh kirurgu Chuanping.
femije me bisht


femije me bisht

(v.gj/shqiptarja.com)