Kinë – Disa pushues kanë kapur një delfin dhe e kanë përdorur për të bërë fotografi me të, në vend që të lajmëronin rojet bregdetare sepse rrezikohej jeta e delfinit. Delfini u mbajt jashtë për rreth 30 minuta nga pushuesit, pasi u kap prej tyre duke notuar në ujëra të cekëta. Një dëshmitar tha se “ky ishte një spektakël i neveritshëm nga ana e pushuesve”.
 
Kurse zyrtarët dhe ekspertët i paralajmëruan pushuesit për atë që kishin bërë. Ata tani përballen me akuzat për mizori ndaj kafshëve të egra.
 
“Delfini është një kafshë dhe jo një lodër. Ata mund ta kishin vrarë atë nga pukujdesia”, tha një tjetër dëshmitar i ngjarjes.

Delfinët mund të qëndrojnë jashtë ujit për disa orë, por vetëm nëse ata mbahen në ambjent të ftohtë dhe me lagështirë. Një nga rreziqet e tepërta për delfinët, është mungesa e gjendrave të djersës. Duke mos patur të tilla, ata duhet të qëndrojnë në ujë për të humbur nxehtësinë e tepërt.

(v.gj/shqiptarja.com)