Një minierë në provincën veriore Liaoning të Kinës ka lënë të paktën 26 punëtorë të vdekur dhe 50 të tjerë të plagosur. Lajmi i raportuar nga mediat shtetërore kineze raporton për nivelin e ulët të sigurisë në vendin më të madh në botë të prodhimit të qymyrit. Këto janë pamjet vetëm pak momente pas ngjarjes, në një spital ku po trajnohen të mbijetuarit me djegie të rënda.

Minierat e Kinës njihen si vdekjeprurëse për shkak të zbatimit të ulët të standarteve të sigurisë. 16 punëtorë mbetën të vdekur muajin e kaluar në një minierë në rajonin perëndimor të Xinjiang.

Sipas statistikave, Kina regjistron 589 aksidente minerare vetëm vitin e kaluar, duke lënë plot 1049 të vdekur apo të humbur. Megjithatë numri i aksidenteve dhe fatalitetet janë 24% më pak që nga viti 2012. Kina planifikon të mbyllë mbi 2 mijë miniera të vogla qymyri, në përpjekje për të eliminuar ato të vjetrat dhe përmirësuar sigurinë në punë.



Redaksia Online
(shqiptarja.com)