Kinë, veshjet në sfilatën
e modës prej çokollate

KINE - Një sfilatë e veçantë prej çokollate është zhvilluar në Kinë. Disa persona kanë parë çokollatën jo vetëm si ëmbëlsirën e preferuar, por edhe si material për veshje sfilate.

Zbukurime të ëmbla dhe tatuazhe të shijshme ishin përbërësit e sfilatës së modës "World Chocolate Wonderland në Shanghai".

sfilate cokollate

Një modele tha se ishte pak nervoze, pasi kjo ishte një sfilatë ndryshe nga të tjerat pasi kishte frikën se ndonjë copë cokollate do të shkrihej gjatë performancës së saj.

Ndërsa një stiliste u shpreh se ishte hera e parë që modelonte veshje prej cokollate dhe ishte një eksperiencë shumë e veçantë pasi ishte një mënyrë intuitive për të përcjellë një atmosferë gëzimi për të pranishmit.

“Një pjesë e mirë prej nesh jemi të të dashuruar pas çokollatës, dhe dime fare mirë efektet pozitive dhe negative të saj, por ama për ne mbetet një mëkati i vogël”,- u shpreh në fund një modele.

sfilate cokollate

sfilate cokollate

(ad.ti/v.gj/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin

Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin