Kina dhe 20 vende të tjera aziatike ranë dakord sot të themelojnë Bankën Aziatike për Investime në Infrastrukturë (AIIB) për të financuar projekte në të gjithë rajonin, veçanërisht në hekurudha, rrugë, energji e tjerë.

"Të gjitha vendet pjesëmarrëse do të themelojnë deri në fund të vitit të ardhshëm bankën me qendër në Pekin, ndërkohë që kapitali fillestar i saj do të jetë 100 miliardë dollarë", njoftoi media shtetërore kineze.

Për nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi me vendet pjesëmarrëse presidenti kinez, Xi Jinping është takuar me përfaqësuesit e vendeve anëtare, përfshirë Indinë, Pakistanin, Bangladeshin, Malajzinë, Filipinet dhe Tajlandën.

SHBA kundërshton krijimin e kësaj banke, ndërkohë që Asian Development Bank përshëndeti e përmbajtur marrëveshjen dhe shtoi se do të merrte në konsideratë bashkëpunimin me AIIB-in.

Njëzetë e një vendet anëtare janë Bangladeshi, Brunei, Kamboxha, Kina, India, Kazakistani, Kuvajti, Laosi, Malajzia, Mongolia, Mjanmari, Nepali, Omani, Pakistani, Filipinet, Katari, Singapori, Sri Lanka, Tajlanda, Uzbekistani dhe Vietnami.

ATSH