Kina shpreh angazhimin për të mbështetur Shqipërinë dhe rajonin në zhvillimin e projekteve në fushën e energjisë, infrastrukturës, arsimit dhe ekonomisë. Vizita dyditore në Kinë që kryeministri shqiptar Edi Rama zhvilloi së fundi në krye të një delegacioni qeveritar, u shoqërua me rezultate konkrete që lidhen me intensifikimin e bashkëpunimit me një vend që konsiderohet fuqi botërore ekonomike.
Kryeministri Rama në intervistën e dhënë seksionit shqip të Radios së Jashtme të Kinës tha se po punohet për finalizimin e një marrëveshje për financimin e punimeve për Rrugën e Arbrit, ndërsa janë në diskutim një sërë projektesh të reja, ku veçohen ato për sistemin hekurudhor, projekti i Autostradës së Kaltër, si dhe projekte që lidhen me zhvillimin e bujqësisë, peshkimit, por dhe arsimit.
Gjatë takimit me kryeministrin kinez Li Keqiang, z. Rama u njoh me nismën për t'i dhuruar qeverisë shqiptare një grand prej 10 milionë juanësh, që do të shkojnë për financimin e projektit të transformimit të sistemit të mësimdhënies përmes inovacionit. Po ashtu, me interes nga pala kineze shihet dhe projekti madhor i portit të Shëngjini.
Kryeministri Rama, gjatë vizitës në Kinë, mbajti një fjalim në Universitetin e Financës dhe Ekonomisë të Tianjinit. Në fjalën e tij ai theksoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të ndryshuar modelin ekonomik të vendit, që më parë është mbështetur në prurjet e emigrantëve dhe sektorin e ndërtimit. /ATSH/
/Shqiptarja.com