Kina zhvillon stërvitje ushtarake afër Filipineve

Kina zhvillon stërvitje ushtarake afër Filipineve

Anije ushtarake

Kina ka mbajtur stërvitje detare dhe ajrore më 13 nëntor afër Cekëtinës të kontestuar Skarboro, një zonë e pabanuar me shkëmbinj nënujorë, që është marrë nga Filipinet në Detin Jugor të Kinës.

Ditë më parë, Kina publikoi vija të reja për këtë pjesë, përfshirë edhe koordinata gjeografike.

Tensionet mes Kinës dhe Filipineve janë rritur lidhur me pretendimet për Cekëtinën e Skarboros dhe pjesëve të tjera në Detin Jugor të Kinës. Në këto zona ka pasur edhe përleshje, pasi Rojet Bregdetare të Kinës kanë hedhur topa me ujë në drejtim të anijeve të Filipineve.

“Ky është një aktivitet patrullues që u krye nga trupat detare, në bazë të ligjit”, tha komanda qendrore e ushtrisë kineze përmes një deklarate.

Kina mori këtë cekëtinë, që gjendet në perëndim të ishullit Luzon të Filipineve, më 2012 dhe që atëherë nuk lejon që peshkatarët e Filipineve të peshkojnë në atë zonë. Më 2016, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit gjeti se shumica e pretendimeve të Kinës për Detin Jugor të Kinës ishin të paqëndrueshme, por Pekini ka refuzuar që ta respektojë këtë vendim.

Departamenti për Punë të Jashtme i Filipineve ka ftuar në bisedë ambasadorin kinez në Manila për të protestuar përkufizimin e ri të territorit të bërë nga Kina përreth cekëtinës.

Filipinet thanë se vijat e reja gjenden brenda territorit të shtetit dhe shkelin ligjin ndërkombëtar, veçmas Konventën e Kombeve të Bashkuara për ligjin për dete dhe vendimin e Arbitrazhit të vitit 2016.

Javën e kaluar, presidenti filipinas, Ferdinand Marcos Jr, nënshkroi dy ligj për të riafirmuar territoret e shtetit dhe të drejtën për qasje në burime natyrore, përfshirë në Detin Jugor të Kinës, vendim që zemëroi Kinën.

Kina pretendon se i gjithë ky det i përket asaj, por pretendime territoriale për të kanë edhe Filipinet, Vietnami, Indonezia dhe qeveri të tjera./REL

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore