PEKIN - Mbi 100 persona janë arrestuar në 6 provinca të Kinës pasi akuzohen se shpërndanë zëra alarmues mbi profecinë e fisit Maja, sipas të cilit fundi i botës ndodh pas pak ditësh, më 21 dhjetor.
Të arrestuarit bënin pjesë në një sekt besimtar të quajtur “Zoti është i plotëfuqishëm” dhe në të gjithë vendin kanë përhapur mesazhe që parashikonin katastrofën. Lajmi është shpërndarë shumë sidomos përmes internetit, ku në Kinë regjistrohen 400 milionë përdorues.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com