Një tërmet i fuqishëm goditi sot jugperëndimin e Kinës, në provincën e Junanit, çka ka përhapur panik për humbje në njerëz dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Tërmeti goditi një zonë malore, ndërkohë që ekipet e shpëtimit janë drejtuar në zonat e prekura.

Sipas Autoritetit Kinez të Tërmeteve (CEA), goditja ishe me magnitudë 6,6 ballë të shkallës Rihter dhe me një thellësi prej 10 kilometrash.
Njoftimet bëjnë fjalë vetëm për një të vdekur deri tani dhe për rreth 40 të plagosur.

Rajoni jugperëndimor i Kinës, gjeologjikisht i paqëndrueshëm, është goditur shpesh nga tërmete të fuqishme përgjatë dekadës së fundit duke shkaktuar mijëra të vdekur.

ATSH