PEKIN, 3 dhjetor /ATSH-AFP/ - Pekini dhe Kamberra do të rrisin marrëdhëniet në fushën ushtarake, njoftoi sot agjencia zyrtare "Hsinhua", dhe vjen në të njëjtin çast që Australia përforcon marrëdhëniet e saj me SHBA-në dhe Japoninë.
Kjo deklaratë erdhi pas vizitës së presidentit kinez, Xi Jinping, në Australi gjatë nëntorit, kur dy vendet kishin nënshkruar një marrëveshje të gjerë të shkëmbimit të lirë dhe kishin rënë dakort për një partneritet strategjik global.
"Angazhimi për të përforcuar marrëdhëniet ushtarake u publikua pas një takimi të Fan Changlong, zëvendëspresident i Komisionit Qendror Ushtarak kinez, me Mark Binskin, shefi i ushtrisë australiane, dhe ministrit australian të Mbrojtjes, Dennis Richardson, që ishin në Pekin për një një seancë të dialogut strategjik", theksoi "Hsinhua"-ja.
Por asnjë detaj konkret nuk është publikuar nga media kineze, madje sipas Richardson, i cituar nga "Hsinhua"-ja, 45 lloje bashkpunimesh dhe shkëmbimesh mes ushtrive të dy vendeve kanë filluar tashmë këtë vit.
Kanberra, aleate ushtarake e vjetër e SHBA-së, së fundmi është kthyer në përforcimin e marrëdhënieve me Japoninë, duke sjellë zhgënjim të Pekinit, ndërkohë që Kina është partneri kryesor tregtar i Australisë./
/G.S/











