Punëtorët kinezë po ndërtojnë një rrugë malore në mijëra metra lartësi mbi Provincën Hunan.

Pa litarë e pajisje mbrojtëse dhe vetëm me disa kapele mbrojtëse në rast se bien, këta burra kalojnë ditët e tyre duke transportuar materiale të rënda dhe lëvizur karrocat e dorës mbi një vendkalim prej druri e shkopinjsh që tunden shpesh.
 
Duket e frikshme, por këta punëtorë po qëndrojnë mbi disa ristela druri në mijëra metra lartësi.

Rruga malore po ndërtohet me qëllim tërheqjen e vizitorëve në Qarkun Pingjiang, që shquhet për peisazhet malore.
 
Inxhinjeri Yu Li, 48 vjeç, që ka ndërtuar rrugë të tilla edhe më parë, thotë se nuk i bën përshtypje kjo lloj pune, pavarësisht rrezikut.
 
Rrugë të tilla mbahen vetëm nga kabllot e çelikut, të cilat kapen pas shkëmbinjve përreth. Rruga gjysmë-urë tundet kur fryn era, duke e bërë veçanërisht të tmerrshme për turistët.
kine
kine
kine
 
 Redaksia Online
 (Alt.h/shqiptarja.com)