PEKIN, 25 shtator /ATSH-AFP/ - Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, i cili zhvilloi vizitën e parë në Pekin, takoi sot drejtuesit kinezë me shpresën për të stimuluar shkëmbimet tregtare mes gjigantit aziatik dhe vendit të tij me rimëkëmbje ekonomike ende të brishtë.
'Rajoy dhe homologu kinez, Li Keqiang nënshkruan 10 marrëveshje që arrijnë vlerën e katër miliardë dollarëve.
"Kjo thekson se bashkëpunimi ekonomik mes Kinës dhe Spanjës është efektiv", theksoi kryeministri kinez duke e cilësuar Spanjën vend evropian me influencë dhe duke shpresuar në riforcimin e lidhjeve të Kinës me Bashkimin Evropian nëpërmjet marrëdhënieve me Madridin.
Nga ana e tij, Rajoy u shpreh i lumtur për rritjen ekonomike të regjistruar nga vendi i tij, pas situatës së vështirë të këtyre viteve të fundit.
Ekonomia e katërt e zonës euro ka njohur një përmirësim të ndjeshëm në tremujorin e dytë, me një rritje prej 0,6 për qind të PBB-së, pas 0,4 për qind tremujorin e parë./
/ec/
/Shqiptarja.com