KINE: Një shofer kamioni në Kinë ka shpëtuar mrekullisht pasi u shpua tjepërtej nga një copë druri 6 metra të gjatë.
Pas një aksidenti në të cilin përfshinë disa automjete Li Feng u përplas më një tjetër kamion i cili transportonte dru. Pikërisht njëri prej tyre e shpoi pak centimetra larg zemrës 40 vjeçarin.

Zjarrfikësit e mbëritur në vendngjarje e kishin të pamundur për të hequr drurin pa rrezikuar jetën e Feng, prandaj vendosën t’a prisnin pjesërisht dhe t’a dërgonin me urgjencë në spital.
Pas 4 orë operacion, doktorët arritën të hiqnin pjesën e mbetur të drurit dhe shtuan se 40 vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
Kine
Sipas tyre, druri kishte dëmtuar stomakun dhe mushkërinë e majtë të burrit, por fatmirësisht nuk kishte prekur zemrën.
Megjithatë Feng do të qëndrojë në spital për disa javë, pasi doktorët duan të sigurohen se pjesë të drurit apo papastërti të ndryshme të cilat nuk mund të pastroheshin gjatë operacionit, të mos shkaktojnë infeksion.
Kine
Kine
Kine


Redaksia Online
(F.I/Shqiptarja.com)