Të paktën 16 persona humbën jetën nga shembja e një pallati nëntë katësh në qytetin e Guiyangut, në jugperëndim të Kinës, njoftoi sot media shtetërore kineze."Të paktën 98 rezidentë arritën të largohen gjatë momenteve kur shiu i rrëmbyer po provokonte një rrëshqitje toke, që arriti të provokojë shembjen e pallatit", njoftoi agjencia shtetërore kineze e lajmeve, Hsinhua."Më shumë se 1 000 rezidentë të tjerë u evakuan nga ndërtesat aty pranë, në ndërkohë që më shumë se 100 zjarrfikës dhe ushtarë kërkonin nën rrënoja për të mbijetuar", shtoi ajo./atsh/