Qytetarë të shumtë, e sidomos fëmijët mbajtën radhë për të ndjekur “Avatarin” filmin që shënoi hapjen zyrtare të kinema “Republika”.

Kinemaja është një rikthim i shumëpritur për jetën kulturore të qytetit të Shkodrës.

'Ky është një lajm i rëndësishëm. Unë jam rritur në këtë vend dhe kam kujtime shumë të bukura', tha një qytetare.

'Jam i lumtur që u hap kinemaja, spese mund të shoh filma këtu dhe jo në shtëpi', tha një tjetër.

Dy vite më parë kinema “Republika” u rikthye në pronësi publike dhe gjatë kësaj kohe u bë rikonstruksion i plotë, jo vetëm i godinës por dhe pajisjeve, ekraneve.

‘Interesi është shumë i madh jo vetëm për shkak të investime bashkëkohore që kemi bërë në këtë institucion, por edhe nga dëshira e madhe që kanë qytetarët për artin, kulturën dhe për kinematografinë’, tha Egena Zymeri, Drejtuese e Kinema Republika.

Pas premierës, Kinema “Republika” nis programin e rregullt të filmave, ku deri do të shfaqjen “Zootopia 2”, “The SpongeBob Movie”, “The Housemaid”, etj. Ndërsa biletat kushtojnë 500 lek.

Ndërtuar në 1958, Kinema “Republika” ka shënjuar ndër dekada jetën kulturore të Shkodrës. Tashmë është rikonstruktuar duke ruajtur origjinalitetin e godinës, por e pasuruar me teknologji moderne.