Në Kinë të rinjtë dalin të bëjnë shëtitje me lakër për të larguar depresionin dhe vetminë. Praktika për të lidhur perimet me litar po përhapet gjithnjë e më shumë tek të rinjtë. Adoleshentët ndiejnë se mund t’i transferojnë mendimet e tyre tek perimet e kështu mund të kthehen në shtëpi nga shëtitja me humor më të mirë.

Qëllimi i kësaj praktike për të dalë shëtitje duke marrë të lidhur pas vetes një lakër është që të luftojë vetminë dhe depresionin. “Jam më shumë i interesuar për lakrën time, se sa për prindërit e mi. E ndiej se ajo më kupton”, thotë një djalë 17 vjeçar.

Ndërsa një tjetër moshatar i tij shprehet: “E ndiej se mund t’ia transferoj lakrës mendimet e mia negative, prandaj dal për një shëtitje me të dhe kur kthehem në shtëpi e ndiej veten më mirë.” Ky është një trend i ri që po përhapet tek adoleshentët në Kinë dhe është pasqyruar nga disa media të ndryshme perëndimore.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)