Kinezët zbulojnë cili grup gjaku është më i ekspozuar ndaj koronavirusit: Kjo nuk do të thotë të mos lani duart

Kinezët zbulojnë cili grup gjaku është më i ekspozuar ndaj koronavirusit: Kjo nuk do të thotë të mos lani duart

Njerëzit me grupin e gjakut "A" mund të jenë më të ekspozuar nga infeksioni i koronavirusit, ndërsa ata me grupin "O" duken më rezistentë, sipas një studimi paraprak të shkencëtarëve kinezë. Studiuesit në Kinë analizuan grupet e gjakut të më shumë se 2000 pacientëve të infektuar me virusin në Wuhan dhe Shenzhen dhe i krahasuan me popullsinë lokale të shëndetshme.

Ata zbuluan se pacientët e tipit të gjakut "A" treguan një ekspozim më të lartë të infeksionit dhe ata priren të shfaqnin simptoma më të rënda. Studiuesit thanë që studimi ishte paraprak dhe duhej më shumë punë. "Njerëzit e grupit të gjakut "A" mund të kenë nevojë për forcim të veçantë të mbrojtjes personale për të zvogëluar mundësinë e infeksionit. Pacientët e infektuar nga Sars-CoV-2 me grupin e gjakut "A" mund të kenë nevojë të marrin mbikëqyrje më vigjilente dhe trajtim agresiv" shkroi një nga studiuesit.

Në të kundërt, grupi i gjakut "O" kishte një rrezik dukshëm më të ulët për sëmundjen infektive në krahasim me grupet e tjera të gjakut. Nga 206 pacientë që kishin vdekur nga Covid-19 në Wuhan, 85 kishin gjak të grupit "A", i cili ishte 63 përqind më shumë sesa 52 me tip "O". Numri më i vogël i pacientëve ishin ato me grupin e gjakut AB, më saktësisht 10 përqind. “Nëse jeni tipi "A", nuk ka nevojë të jeni në panik. Nuk do të thotë që ju do të infektoheni 100 përqind. Nëse jeni tipi "O", nuk do të thotë që të jeni plotësisht i sigurt. Ju ende duhet të lani duart dhe të ndiqni udhëzimet e dhëna nga autoritetet" tha një tjetër nga grupi i studiuesve.

Faksimile e lajmit te studiumit qe eshte botuar

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 18/03/2020 10:31

    Kam votuar po, por mbetet gjithmone ne fuqi kushti qe njerzit ta kuptojne se ky virus nuk ben shaka.

    Përgjigju
  • Preka: 18/03/2020 10:05

    Le te shpresojme qe covid 19 a te kete pesuar mutacion ne ulje te virulences,pa tjeter dhe masat e marruna duke u vetcarentinuar ne banese.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën