KINË - Kinezi Li Hongbo ka gjetur një mënyrë mjaft origjinale për të krijuar veprat e tij të artit. Në pamje të parë ato duken thjesht si statuja apo skulptura, pro duhet t’i prekësh e ti tërheqësh që të kuptosh se çfarë janë tamam, pasi punimet e tij mund të shtrembërohen dhe të përdridhen në të gjitha drejtimet.

Artisti nga Pekini përdor rreth 20 mijë fletë letre për të krijuar çfarëdo, duke nisur nga gurët e deri tek njerëzit.

Hongbo arrin të krijojë këto vepra falë një stili të lashtë kinez, për të cilin duhen qindra orë për t’u perfeksionuar.

Vetë artisti u shpreh se krijimet e tij mund të duan muaj për të përfunduar, pasi ai kujdeset për çdo detaj më mënyrë që gjithçka të jetë perfekte.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)