TIRANE - Interpelanca me Kryeministrin, e kërkuar  nga deputeti Vangjel Dule për prishjen e kishës së Dhërmiut do të zhvillohet sot. Në 18 shtator, kreu i Partisë Bashkimi për Të Drejtat e Njeriut, Vangjel Duke kërkoi interpelancë me Kryeministrin Edi Rama, lidhur me shembjen e kishës ortodokse të Shën Thanasit në Dhërmi.

Në kërkesën e depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, Dule si deputet i Vlorës kërkon interpelancë lidhur me bazën kushtetuese dhe ligjore të aktit të shembjes së kishës ortodokse në Bashkinë e Himarës, më 26 gusht 2015. Ndërtimi pa leje mbi rrënojat e Kishës së Shën Thanasit në Dhërmi u shemb muajin e shkuar nga Inspektorati i Ndërtimit. PDBNJ e quajti ndërhyrjen "një vandalizëm qeveritar" dhe për "interesa klienteliste".

Në të njëjtën linjë ishte edhe Ministria e Jashtme greke, e cila e krahasoi atë me një "akt xhihadist".

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)