Kisha Ortodokse Serbe njeh autoqefalinë e Kishës Ortodokse Maqedonase

Kisha Ortodokse Serbe njeh autoqefalinë e Kishës Ortodokse Maqedonase

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirij

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirij bëri të ditur sot në Shkup se Sinodi i Shenjtë i Kishës Serbe ka vendosur ta njohë autoqefalinë e Kishës Ortodokse Maqedonse (KOM)– Aqipeshkvia e Ohrit.

Patriarku Porfirij e bëri njoftimin gjatë një liturgjie të përbashkët me patriarkun maqedonas në Kishën “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup.

Patriarku serb Porfirij tha se Kuvendi i Kishës serbe njëzëri vendosi t’i përgjigjej pozitivisht lutjes së Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit për bekimin dhe njohjen e autoqefalisë së saj.

Ai bëri të ditur se do të ketë shpallje solemne të aktit zyrtar që do të organizohet së bashku me klerin maqedonas dhe më pas të gjitha kishave ortodokse do t’u bëhet thirrje që ta njohin autoqefalinë e Kishës ortodokse maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit.

Lajmi u prit me gëzim nga besimtarët ortodoksë dhe kleri i kishës maqedonase.

Vendimi i kishës serbe pasoi atë të Kreut të Patriarkanës Ikumenike së Stambollit, Bartolomeu para dy javësh për pranimin e Arqipeshkvisë së Ohrit në bashkësinë e kishave kanonike.

Kisha maqedonase u shkëput nga Kisha ortodokse serbe në vitin 1967 deri sa dy republikat ishin pjesë e Jugosllavisë, por kisha serbe nuk e njohu pavarësinë dhe vazhdoi ta trajtojë nën juridiksionin e vetë kishën e vendit më të vogël fqinj.

Edhe kishat tjera ortodokse nuk e njohën autoqefalinë e kishës së shkëputur maqedonase.

Kjo e fundit e ndërroi emrin, përkatësisht e shtoi para pak vitesh atributin “Kryepeshkopata e Ohrit” për të zbutur qëndrimet e kishë serbe.

Krerët shtetërorë maqedonas e kanë mirëpritur njoftimin për njohen e autoqefalisë, teksa i kanë uruar klerikët dhe besimtarët ortodoksë.

Presidenti Stevo Pendarovski thekson se vendimi i Kishës serbe “do t’i kontribuojë ndreqjes së padrejtësive historike dhe ngritjes shpirtërore të Arqipeshkvisë së Ohrit”.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski i cili ndodhet në Itali, shkruan në një mesazh se “lajmi historik paraqet pjesën autentike të identitetit maqedonas”.

Vendimi për njohjen e autoqefalisë vjen në një datë historike të shënuar nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria. 24 maji njihet si dita e shenjtorëve Cirili dhe Metodi nga Ohri, që përhapën besimin ortodoks nëpër vendet sllave dhe si themelues të alfabetit të vjetër cirilik.

Deri vonë, kisha serbe dhe ajo ruse kanë këmbëngulur që kisha maqedonase të kthehet nën autonominë e kishës serbe, ndërsa Bartolemeu, sipas njohësve të rrethanave kishtare, e sfidoi këtë politikë duke i dhënë fund izolimit dhjetravjeçar të kishës maqedonase.

Analistët vlerësojnë se patriarku i ri serb Porfirije synon ta largojë kishën serbe nga ndikimi i kishës ruse, duke e shfaqur këtë me frenimin nga mbështetja e agresionit rus kundër Ukrainës, edhe përkundër popullaritetit që Rusia gëzon në mesin e popullit serb.

Krerët shtetërorë në Shkup shpresojnë se Patriarku i Stambollit, Bartolemeu do ta nënshkruajë së shpejti Tomosin/dekretin mbi autoqefalinë e KOM - Arqipeshkvisë së Ohrit./VOA

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille