Përballë dyshimeve të ngritura për gjobëvënie ndaj 42-vjecarit Egli Proga, autori i vrasjes Denis Meçe ka dhënë një tjetër version përpara oficerit të policisë gjyqësore.
Në dosjen e prokurorisë të zbardhur nga Top Channel, pak pasi është vetëdorëzuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Pogradec i shoqëruar nga avokati i tij, Denis Meçe pretendon se nuk e njihte Egli Progën, por sipas tij ai e ka ofenduar pa shkak pasi ishte në gjendje të dehur.
“Gjatë kohës që ishim ulur ne lokal, vjen ky djali, emrin nuk ja dija. Ai na ka përshëndetur dhe ka hyrë në lokal, në një moment mua më kanë mbaruar cigaret dhe kam hyrë brenda i kam thënë pronarit të lokalit për cigare, por atje ky djali më ka thënë: ja se ta dredh një unë dhe unë për respekt ja mora. Sa kam kthyer kurrizin ky më shau.
Unë i kam thënë po hajde pak jashtë të flasim, ai më shau sërish dhe kemi dalë jashtë. Unë kam dashur t’i fus një shpullë ta qetësoja por, sa i jam afruar kam ngritur dorën ai është rrëzuar në tokë dhe nuk u ngrit më. Mua nuk më është besuar hiç dhe pasi jam frikësuar nga situata jam larguar. Dua të them se unë kisha gjithë ditën që konsumoja alkool dhe me sa pashë edhe ai ishte i dehur”.- ka deklaruar Denis Meçe.
Denis Meçe është shprehur i penduar dhe i kërkon falje familjes duke theksuar se nuk kishte qëllim as ta vriste e as t’i shkaktonte dëmtime.
M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?
-
Normale
12.9%
-
Korrupsion
82.8%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 1823
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzohej për abuzim me tenderin e druve, Apeli i Posaçëm konfirmon pafajësinë për ish-kryebashkiakun e Pogradecit, Eduart Kapri
19 Shtator, 13:13
-
Dhuna në familje mbetet problem/ 8 raste u denoncuan brenda 24 orëve në Tiranë e Korçë, gratë pajisen me urdhër mbrojtjeje
19 Shtator, 11:13
-
Vrasja e Egli Progës në Pogradec, gjykata lë në burg Denis Meçen! 3 të tjerë me detyrim paraqitje
17 Shtator, 18:06
-
Kolonia Ndërkombëtare e Artit Viziv në Pogradec/ Edicioni i 15-të bashkoi 22 artistë nga disa vende të globit
15 Shtator, 16:15
-
Ambasadorja e Francës nga Korça: Ne mbështesim rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian! Projekte për bujqësinë dhe blegtorinë
13 Shtator, 11:40
-
Korçë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin (EMRI)
12 Shtator, 20:05
-
Korçë/ Tentoi të kryente veprime të turpshme me dy të mitura, lihet në burg 56- vjeçari
11 Shtator, 10:18
-
Arti në zi/ Shuhet kantautori i njohur korçar, Gjergji Peleshi
10 Shtator, 17:10
-
EMRI/ U arrestua për parcelën me 610 rrënjë kanabisi te “Uji i ftohtë” në Pogradec, 31-vjeçari zbulohet edhe si autor i të dytës me 128 rrënjë droge
10 Shtator, 13:01
-
Ndërron jetë 'Komo', endacaku i famshëm në Korçë
10 Shtator, 12:14
-
Kukës dhe Korçë/ Një i vdekur dhe 3 të plagosur në dy aksidente brenda orës! Vajza e mitur shpëton, vdes babai shofer! Përmbyset makina pas prerjes së rrugës nga ‘Benz”-i (VIDEO)
10 Shtator, 11:22
-
14-vjeçarja rome u bë nënë, Gjykata e Korçës lë në burg babanë 21-vjeçar! Avokati: S’e dinte moshën
10 Shtator, 10:48
Dukesh qe ne surrat cfare malli je, edhe pa alkol te njejten gje do kishe bere. Njerez te tille meritojne denim perjete
PërgjigjuGjithe diten qe po pije alkool e prape ishe /esell/ sa te mbaje mend gjithe veprimet qe ke bere?! Te drodhi nje cigare qe ja pranove /per respekt/ e prape te shahu?! Shqiptari nuk te shan kur te ofron cigare,aq me teper te dredhur edhe po te jesh i dehur.Te gjithe i njohim normat zakonore.Dhe viktima na qenkesh i dehur,kur te gjithe e pame qe ishte esell?! Denis Mece thuaj avokatit dhe asaj prokurores Postoli qe te eshte bere avokate part time te te gjejne nje alibi me bindese, se kjo stonon!
PërgjigjuTi e vrave djalin me te mire te qyteti. Si gjithmone mund te dalish me ato parate e tua te pista dhe me ata basterde we po perpiqen te te shpetojne. Uroj qe fatin e Eglit ta kene edhe femijet e prokurorit, gjyqtarit,apo atij avokatit qe po mbron ate shtese.Por ekziston drejtoria hyjnore, egziston I madhi Zot qe ja jep hakun kudo qofte. Turp o maskarenj.Zoti ju ardhte hakut nese beni padrejtesi ne kete ceshte.
PërgjigjuNuk na intereson ç,far thua,e vërteta ēshtë që ti e vrave,dhe duhet të dënohesh pēr krimin që bëre.
PërgjigjuBurg per jete ketij plehu qe te behet esell dhe te mos i kerkoje parate e bukes njerezve qe punojne a te mos harrojme dhe vellane e ketij te fortit qe vendosin gjoba ta fusin dhe ate brenda.
PërgjigjuTi mendon se do ja hedhesh me gjykate dhe prokurori si shume kriminel si puna jote,por me zotin nuk do gjeshe shpetim gjithe jeten .
Përgjigjuprokurori i shkolles se magjistratures, kthyer tashme ne shkollen e partise...mjere populli!
Përgjigjunga pakujdesia dhe kur te dali do vrasi 3 te tjere e pastaj do kujtohemi qe qenka serial i pakujdesshem.
PërgjigjuShikohet qarte qe prokurori eshte i korruptuar ne bazen e akuzes qe ka ngritur. Duhet qe per prokurorin e ceshtjes te behet padi penale per zbutjen e akuzes dhe lirim e te tjereve.
PërgjigjuTa paskam mesuar vjershen mire. po ke kujton se po genjen o plehre
PërgjigjuDuken e jane genjeshtra se ai ka pasur shenj ne trup ,ka qene pronari i lokalit etj.
Thuaj njeher ketij Denis maces te vij tek hoteli im edhe te vendos gjob,se sdo i gjenden as kockat atyre qe e njohin kete jo me ketij bythq.....
PërgjigjuKu gjën bën surrati i atijë , jo ku i shkasën potkojt.
Fai nuk eshte i policise por i gjykates ,gjyqtarja ose gjyqtari i ka fut ndonje d'ore euro dhe jep vendimin .Mos balconi kot policine , kjo duket se ju o te mallkuar nuk i bini dot gomarit por godisni samarin. Ptuuu Riace e poshter qe vetem dini te shani dhe jo ti komentoni problemet si jane .
Pragqir duhet te vdesësh ne burg,ai te dha cigar me aq sa mundi e drodhi per te ber ty nder,ti e vrave . Vdeksh ne burg vemie .
Përgjigju