LEZHE - Darka e fundit e Leonado Da Vinçit ku pasqyron Judën dhe Maria Magdalenën gjen një ngjashmëri në kishën Shën e Premte në Balldre të Lezhës. 

Duke qenë një objekt kulti me vlera të rralla historike, Ministria e Kulturës e ka shpallur Monument Kulture. Sipas historianëve, kisha e Shën e Premtes është ndërtuar në shekullin e XII të erës sonë.

Ambientet e brendshme të kishës dhe afresket e tij kanë nevojë për restaurime të menjëhershme nga instancat përkatëse.

Lagështira dhe agjentët atmosferik po e dëmtojnë dita ditës këtë pasuri kombëtare kulti. Mjeshtërit nga Dalmacia kanë qenë të lirë dhe kanë pasqyruar pikëpamjet e tyre në lidhje me këtë ngjarje të Krishtërimit.

Në këto afreske, paraqitet Jezusi së bashku me dishepujt e tij, ku bënë pjesë edhe Juda, ndërsa ka vetëm 6 gota, dhe ky është një ndryshim që njihet nga kisha katolike.

Përgjegjësi i monumenteve të kulturës Paulin Zefi prezanton këtë risi që është tepër e rrallë.

"Kjo kishë e meriton të jetë në guidën turistike. Kisha e Badanetit dhe kisha e Pllanës në fshatin Pllanë dhe kisha e Rubikut dhe Shën Narbarës janë tre kishat më të veçanta që ka qarku i Lezhës." tha Paulin Zefi

Edhe kreu i komunës Balldre, Zef Doçi, u shpreh se, kjo kishte është unike, por ka nevojë që të restaurohet dhe vendoset në guidat turistike.

“Kjo kishë nuk është e mirëmbajtur në periudhat e mëparshme. Kisha që shikohet këtu është një momument kulture ka një restaurim të pjesshëm jo të mirëmbajtur mirë por edhe Drejtoria e Mbrojtjes së Kulturës dhe Sporteve mund të shërbejë më shumë.”  tha Zef Doçi

Kjo është hera e parë ku flitet për diçka tepër të rrallë në një objekt kulti, dhe këtë fat e ka kisha e Shën e Premte në Balldre të Lezhës.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)