TIRANË- Një 28-vjeçari me iniciale F.B. iu gjetën në pikën kufitarë të Rinasit 21 550 paundë stërlina të fshehura në një çantë.
Këto para, i riu i cili është rezident në shtetin anglez nuk i kishte deklaruar në pikën kufitare, sikurse është detyrimi ligjor. 28-vjeçari u vu nën hetim për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave në kufi" dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Komento