Një 27 vjeçar është vënë në pranga të policisë së Lezhës, pasi në bagazhin e makinës në të cilën udhëtonte kishte lënë narkotike.
Policia ka ndaluar Hidisen Dervishin në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Shëngjinit" dhe gjatë kontrollit në automjetin tip "Benz" bagazh është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Hidisen Dervishi, 27 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.