Një 29-vjeçar me iniciale E.B. banues në Durrës, ka rënë në prangat e policisë pasi ka tentuar t'i dërgojë të vëllait i cili vuan dënimin në burgun e Rrogozhinës. Atij i janë sekuestruar 26 gramë canabis sativa dhe 31 doza heroinë.

Policia njofton se materialet do ti kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kavajë  për veprën penale   “Prodhimi dhe shitje  të narkotikeve".