Kishte hyrë ilegalisht në Itali për të vjedhur banesa, kapet pas ndjekjes si në filma 41-vjeçari shqiptar! Arratisen 2 shokët me kapuçë

Kishte hyrë ilegalisht në Itali për të vjedhur banesa, kapet pas ndjekjes si në filma 41-vjeçari shqiptar! Arratisen 2 shokët me kapuçë

Moment nga operacioni i policisë italiane, në Benevento

Itali- Një 41-vjeçar shqiptar që kishte hyrë ilegalisht në Itali, u arrestua dje (13 tetor) nga policia e Benevento, pasi akuzohet jo vetëm për kundërshtim të oficerëve në aksion, por edhe si i dyshuar për vjedhje banesash, teksa iu gjetën pajisje dhe çelësa për hapjen e bravave.

Rreth orës 20:00, patrullat lokalizuan 2 persona të dyshimtë, që mbanin në kokë nga një kapuç, të cilët po endeshin fshehurazi mes shtëpive të një kompleksi banimi, që ndodhej në pjesën e poshtme të qytetit, jo shumë larg stadiumit “Vigorito”.

Teksa po shkonin drejt një makine, ku i priste personi i tretë, të rinjtë pikasën afrimin e policëve dhe ikën me vrap nëpër rrugica, kurse shoferi morri arratinë me një shpejtësi skëterrë, duke rrezikuar edhe forcat në aksion.

Pas ndjekjes me patrulla të tjera, mjeti u bllokua drejt “Telese Terme”, në komunën e Pontes.

Shoferi i makinës ishte pikërisht 41-vjeçari i arrestuar, teksa brenda në bord u gjetën edhe pajisjet, mes tyre edhe mallra që dyshohen si të vjedhura nëpër banesa, së bashku me disa bizhuteri floriri, thuhet në njoftimin e Kuesturës.

I dyshuari u mbyll në paraburgim, teksa po kërkohen edhe dy bashkëpunëtorët e tij me kapuç.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Furnizoi Rusinë me raketa balistike, BE do të vendosë sanksione ndaj Iranit

Furnizoi Rusinë me raketa balistike, BE do të vendosë sanksione ndaj Iranit