Kjo është intervista (e plotë) që pengoi Gent Cakajn të bëhej ministër i Jashtëm (VIDEO)

Në mënyrë të paprecedentë, dje Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vendosur të mosdekretojë emërimin e Gent Cakajt si Ministër i punëve të Jashtme të Shqipërisë, me arsyetimin sipas tij, se gjatë ushtrimit të detyrës së tij si zëvendësministër, Cakaj ka dëshmuar qëndrime të papërshtatshme lidhur me çështjen e korrigjimit të Kosovës.

Për këtë presidenti iu referua dy fjalive të thëna nga Cakaj në emisionin e Baton Haxhiut në Klan Kosova ku ai bën një analizë mbi çështjen, të cilën po ta ndjekësh të plotë, zbulon se Cakaj nuk ka dhënë asnjë qëndrim pro ose kundër korrigjimit të kufijve, aq më pak të papërgjegjshëm siç pretendon Presidenti (Lexo këtu).

Siç mund të shihet nga këto video, Cakaj në analizën e tij bën edhe dallimin mes qëndrimit të tij personal dhe pozitës zyrtare të qeverisë për këtë cështje. “Për të qënë i drejtë, po bëj diferencën mes pozitës zyrtare të Shqipërisë dhe opinionit tim personal për çështjen. Sa i takon qëndrimit zyrtar të Shqipërisë, Kryeministri Rama është skajshmërisht i rezervuar për t’u shprehur pro ose kundër për këtë çështje për shkak se ajo është ende subjekt i tensioneve të brendshme dhe është jashtëzakonisht problematike për një figurë që të pozicionohet karshi një operatori politik në Kosovë”, thotë Cakaj.

“Sjellja e duhur do ishte një vështrim kritik dhe analizim i kujdesshëm në procesin e dialogut. Parimi i parë është kultivimi i politikave të brendshme nga vetë Kosova dhe Shqipërisë i takon ta mbështesë pakushtëzueshëm atë. Unë personalisht jam jashtëzakonisht skeptik që marrëveshja finale mes Serbisë dhe Kosovës do të realizohet deri në Maj të 2019”, vijon Cakaj.

Gjithashtu në një tjetër studio televizive të Kosovës Cakaj shprehet se “shteti shqiptar nuk mund të ketë një qëndrim zyrtar për këtë çështje”. “Heshtja e deritanishme e kryeministrit shqiptar për këtë çështje shpesh herë është keqinterpretuar në media si pjesëmarrje e tij në prapaskena, por realisht kjo është për fazën fillestare një qasje e përgjegjshme dhe e kujdesshme politike, për shkak se një kryeminsitri shqiptar nuk i takon të hyjë në çështjet e brendshme në Kosovë, kur ka një tension të brendshëm”./ lexo.al/

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ana: 11/01/2019 14:30

    Po Shqiperia ka patur minister te jashtem Arata Dade, Edmond Hxhinaston, mesues inglishteje, per mos te folur per prof.dok veterinier panariti, si ka mundesi qe nje djale te shkolluar dhe euoropianist dhe te papaerfolur per vjedhje, imoralitet apo ndonje klecke tjeter (standarde te behesh dikush ne tirane dhe prishtine minister) sja mbushi syrin LIKE FLORIRIT.

    Përgjigju
  • Erik: 11/01/2019 14:00

    Me artikuj gazetash donin te arrestonin Tahirin, me artikuj gazetash po duan te denigrojne Ministrin e ri te Jashtem. Une e kam pare ate interviste me Batonin nga fillimi deri ne fund para vitit te ri kur doli emri i Gent Cakaj si minister. Ai djale ka qene korrekt ne gjithe intervisten, ka shpalosur me pasion nje informacion te gjere nga aktualiteti, gjeopolitika dhe historia e rajonit dhe Europes qe eshte perballur me realitete te tilla. Nuk eshte shprehur pro ndarjes se Kosoves, madje per here te pare nga goja e tij kam degjuar informacion mbi perberjet etnike te shqiptareve dhe serbeve ne territore qe presupozohet te shkembehen dhe perseri ai po thoshte kjo nuk e zgjidh problemin se ne Lugine te Presheves dhe kryesisht ne Medvegje serbet jane ne shumice ndaj shqiptareve.

    Përgjigju
    • @Erik: 11/01/2019 14:47

      ERIK bëhu ti MINISTËR I JASHTËM dhe kështu do jesh në rregull, dhe jo të jesh i punësuar këtu 24 orë non stop për opinione.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston