TIRANE-Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca në mënyrë indirekte i ka dhënë një tjetër përgjigje të qartë kreut të shtetit shqiptar për Reformën në Drejtësi. Presidenti Meta pak ditë më parë kritikoi ashpër misionin e BE-në (Euralius) dhe tha se reforma që po zbatohet në Shqipëri nuk sjell drejtësi europiane. Por sot Luigi Soreca gjatë një aktiviteti me shoqërinë civile u shpreh se reforma në drejtësi po zbatohet në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën dhe se duhet të mbështetet nga cdo politikan.
"Reforma në drejtësi i ka dhënë një shtysë të re pjesëmarrjes së shoqërisë civile që jo vetëm monitoron sistemin, po janë aktorë të vetë sistemit. Ibrahimi dhe Llagami janë shembulli kryesorë, psai janë në krye të dy këshillave. Kjo reforma ka bërë një ndryshim të madh për sistemin e drejtësisë. Mesazhi im kyc sot është që t'u inkurajoj që të jeni pjesë aktive e sistemit të drejtësisë, është i juaji dhe përgjegjësia juaj për ta përforcuar. Dje në rastin e përvjetorit të vdekjes së Falcone-s citova një mesazh të të tij 'një botë më e mirë nuk është thjeshtë ëndërr, por përgjegjësia e të gjithë neve'.
BE-ja është partneri juaj kryesor dhe si BE bëjmë të pamundurën që të keni të gjitha burimet e mjaftueshme financiare. Ne do të vijojmë që të japin mbështetjen tonë si partneritet në sistemin e drejtësisë. Kjo do të jetë një fushë kyce për mbështetjen tonë duke menduar krerët 23 dhe 24 për integrimin. Shoqëria Civile është pjesë kyce e imunitetit të trupës gjyqësore. Sistemi do të duhet që të mbrohet, kjo punë na përket të gjithëve ne.
Cdo qytetar të refuzojë që të japë apo marrë ryshfet. Shumica e shqiptarëve janë për reformën dhe duan të shihin rezultatet. Është arritur një përparim i madh përsa i përket integritetit si në vlerësimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Reforma e drejtësisë është zbatuar në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën dhe legjislacionin, reforma po ecën përpara dhe është e pakthyeshme, të gjitha institucionet shqiptare duhet ta mbështesin atë.
KE do të publikojë pas pak ditësh raportin e progresit, do të shikojmë atë që është bërë dhe atë që duhet bërë. Do të shikojmë edhe tranzicionin. Ne nuk duhet të harrojmë cmimin dhe koston që paguhet dhe do të kishim paguar pa këtë reformë. Reforma në drejtësi dhe integrimi është përparësi për cdo politikan, arsyeja për t'u bashkuar dhe jo për t'u ndarë" tha ambasadori i BE-së. E pranishme në aktivitet, edhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kishte një mesazh për Presidentin. "Reforma në drejtësi është një moment për t'u bashkuar dhe jo për t'u ndarë, nuk ka kthim pas".
Kreu i shtetit kritikoi para dy ditësh ashpër misionin 'Euralius' në Shqipëri për zbatimin e reformës në drejtësi. Meta tha se kjo nuk është drejtësi europiane, dhe nuk do ta luftojë krimin dhe korrupsionin. Kryeministri Rama reagoi duke i thënë Presidentit se falë vettingut Kushtetuesja sot është një djep bosh pa shejtanin brenda, ndërsa shtroi pyetjen a e pengon kjo Presidentin që të mbrojnë datën që ka dekretuar për zgjedhjet lokale, 30 qershorin, teksa opozita paralajmëron se do të bllokojë procesin.
Ndërkohë që ambasadori i BE-së, Soreca u shpreh se reforma në drejtësi, po zbatohet në përputhje të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë dhe legjislacionin kombëtar përkatës. Ai theksoi se reforma në drejtësi dhe procesi i integrimit të Shqipërisë në BE duhet të jenë një prioritet për çdo politikan shqiptar, një arsye për unitet, jo përçarje, për të mirën e qytetarëve. Por Meta nuk u ndal me kaq dhe dje replikoi sërish. I pyetur nga mediat për deklaratat e Ramës dhe Sorecës, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi tha se Meta ka një qëndrim për të dy duke akuzuar se po kapet sistemi i drejtësisë, ndërsa shtoi me ironi se nuk ndalon askënd, të këndojë “na fitorja në fitorje”, si në variantin solo, ashtu edhe në kor.
Mire ja bere presidenti nje bravo te madhe
Përgjigju