KKRRT miraton lejen për 3 HEC
dhe planin e Gjirit të Lalzit

TIRANE- Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit miratoi sot lejet për ndërtimin e tre HEC-eve, Stravarit, në Librazhd, Qafë Zezit në Kolonjë dhe Stranecit në Bulqizë. Në KKRRT u paraqit dhe projekti për ndërtime në Gjirin e Lalzit ku sipas këtij projekti ishin parashikuar të ndërtohen 75 vila. Por studimi u kthye mbrapsht pasi mungon leja mjedisore. Në mbledhjen tjetër pritet të diskutohet plani për Tiranë

Kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes u shpreh se ndërtimi i këtyre tre HEC-eve do të bëjë të mundur punësimin e mijëra qytetarëve, kryesisht banorë të zonave përreth, por edhe teknikëve dhe inxhinierëve nga më të mirët e vendit.

"Ndërtimi i HEC-eve në mbarë vendin është shndërruar sot në një gjenerator të fuqishëm të punësimit të qytetarëve shqiptar në zonat më të largëta e të thella të vendit, duke krijuar edhe një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të Shqipërisë", deklaroi Kryeministri Berisha.

HEC

Sipas projektit të paraqitur në KKRRT, ndërtimi i HEC-it të Stravarit do të bëhet përmes një investimi prej 3.75 milionë eurosh. HEC-i i Stravari shfrytëzon 3 degë të lumit Shkumbin. Prurjet llogariten 1750 litra për sekondë dhe ndërtohet në kuotat 850 m mbi nivelin e detit. Nga pikpamja hidrike kjo zonë llogaritet si një zonë relativisht me sasi të mëdha uji dhe lidhet me sistemin elektrik nëpërmjet HEC-it ekzistues të Stranikut.

KKRRT miratoi edhe lejen për ndërtimin e HEC-it të Qaf Zezit në Librazhd. Sipas projektit, HEC i Qaf Zezit ndërtohet 840 m mbi nivelin e detit. Ky HEC shfrytëzon prurjet e degëve të lumit të Kozenit. Prurjet do të jenë 1.27 m3 në sek.

Në mbledhjen e sotme të KKRRT u miratua edhe ndërtimi i HEC-it të Stranecit në Bulqizë. Ky është HEC-i i dytë i ndërtuar mbi lumin Mat rreth 437 m mbi nivelin e detit. Prurjet mesatare llogariten 9.5 m3 në sekondë dhe vlera e investimit është 8.5 milionë euro.
Kryeministri Berisha vlerësoi se përveç rëndësisë për furnizimin me energji, këto HEC-e shoqërohen me një përmirësim të ndjeshëm të infrastrukturës së këtyre zonave, pasi rrugët që do të ndërtohen shërbejnë edhe për lidhjen e fshatrave në atë zonë. "Me këtë investim prej 8.5 milionë euro do të punësohen disa qindra banore të Martaneshit e Krastës", tha kreu i qeverisë.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet