Klajdi Hëna është një shqiptar nga Vloçishti i Korcës që prej tetë vitesh jeton në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Deri pak kohë më parë ai ishte vetëm një ndër qindra-mijëra emigrantë që jetojnë në Tokën e Premtuar, më shumti me orë të gjata pune, duke fituar jetesën me mund dhe djersë dhe duke vlerësuar të mirat e vendit që i ka mirëpritur. Por atdheu e ndjek nga pas, malli për vendlindjen ashtu siç është i pranishëm tek të gjithë ata që jetojnë jashtë Shqipërisë, e bën të gjejë mënyrat për ta pasur sa më pranë.
Dhe prej datës 8 shtator Klajdi Hëna sakrifikoi orët e pakta të gjumit për të plotëusuar një peticion: Goolge të festojë me një doodle Pavarësinë e Shqipërisë! Si shkoi nisma e tij? Në intervistën që vijon më poshtë mund të shuani kureshtjen, por ndërkohë mjafton të përmendim se peticioni i ka arritur tashmë 50 mijë firmat dhe kur kjo gazetë të ketë dalë në shtyp e të jetë në duart tuaja të nderuar lexues, numri i firmëtarëve patjetër që do të jetë rritur. Dhe nuk është një peticion potike, sepse sic e dëshmon fjala e Klajdit nëse do të kishte qenë e tillë, do të kishte dështuar dhe ndoshta do të ishte shndërruar në një tjetër arenë debatesh dhe dasish mes shqiptarëve. Por është një dhuratë e bukur, e thjeshtë, e singertë që vjen nga larg, nga dheu ku ata emigrantë bëjnë çmos për të mbajtur gjallë gjuhën, traditën dhe kulturën brez pas brezi, përpos të jetuarit si qytetarë të denjë amerikanë.
Le të shpresojmë Google t'i përgjigjet pozitivisht peticionit të Klajdit dhe mbështetjes së mijërave shqiptarëve. Por edhe nëse jo, Klajdi na dha një mësim të mirë. Na kujtoi se cilido prej nesh, në thjeshtësinë dhe sinqeritetin e ndjenjave të tij mund të bëjë diçka të bukur për t'ia kushtuar atdheut të tij dhe për më tepër.... mund t'ia dalë mbanë të kapërcejë mbi skepticizmin, militantizmin dhe ndoshta indiferentizmin e shoqërisë shqiptare. Falë tij, mund të shtojmë edhe një detaj shumë të rëndësishëm festiv në 100- vjetorin e Pavarësisë.
Klajdi keni nisur një peticion për t'i kërkuar Google që të vërë në logon e saj edhe 100- vjetorin e Pavarësisë. Si ju lindi kjo ide?
Duke qenë se jam larg atdheut, dhe pa pasur mundësinë që t'i festoj festat në vendlindje, e shumta që mund të bëja ishte diçka që larg. Dhe e vetmja mënyrë për të bërë këtë ishte përmes internetit. E dija që Facebook përdoret më shumë nga shqiptarët, por Facebook nuk e bën ndryshimin e logos në data të rëndësishme ashtu si Google. Unë në fakt postimin rreth këtij peticioni e kam bërë në faqen e internetit Tech.Al, ku jam pjesë e stafit, dhe e kam shkruar postimin në datën 8 shtator. Dhe duke patur parasysh se Google është një nga faqet më të mëdha në botë, mendova se kjo do të ishte mënyra më e mirë për të nderuar dhe për tu krenuar me vendim tim! Dhe mendova që të nisja një peticion, për t'a përdorur atë si pikë referimi kur të kontaktoja Google. Në fakt unë do e kisha kontaktuar Google për këtë punë, edhe sikur të mos kisha nisur peticionin, apo edhe sikur të mos kisha marrë aq firma sa janë bërë deri tani.
Si ishte fillimi? Gjetët menjëherë mbështetje apo gjithcka filloi të bëhej gradualisht?
Që të arrija 50.000 firma nuk e kisha menduar apo ëndërruar kurrë. Mendoja se me fuqinë e rrjeteve sociale si Facebook dhe Tëitter do të arrija rreth 500 firma, maksimumi 1.000. Por desha të theksoja se Facebook ka luajtur rolin më të rëndësishëm në këtë 'mini-fushatë'. Kur e kam nisur peticionin ka qenë ora 2 e natës, më 8 Shtator, dhe ishte dita e shtunë, e mbaj mend si sot. E nesërmja ishte e dielë, por unë kam pasur punë 9 me 5. Por kam ndenjur deri në orën 4 të mëngjesit, pra rreth dy orë duke iu dërguar linkun e peticionit të gjithë shokëve të mi shqiptarë në Facebook, dhe shumë faqeve të mëdha shqiptare në Facebook. Por mendova se ato thjesht do e fshinin mesazhin tim, dhe kaq. Por kur erdha nga puna të nesërmen, pra të dielën në orën 5:30, kam hyrë në Internet, dhe kam hyrë direkt tek peticioni. Nuk mund t'iu besoja syve sepse ishin bërë rreth 2000 firma, brenda një dite. Mos më besoni po deshët, por u hodha përpjetë nga gëzimi. Dhe në ditët në vazhdim, duke vazhduar të flas për këtë peticion si në Tëitter ashtu edhe në Facebook, arritëm në 10.000 firma. Pra e gjitha kjo falë teknologjise të pafundme që kemi sot, sepse pa Facebook dhe Tëitter, ky peticion do të ishte një peticion me një firmë, firmën time!
Pra fillimi nuk ka qenë aspak i vështirë, siç e thashë e gjitha kjo falë rrjeteve sociale, por qe do te arrinte në këtë numër firmash ku është sot, kurrë nuk e kisha parë në ëndërr.
Duke menduar se jemi me shume 3 milionë shqiptarë mendoni se mund të kishim arritur më shumë firma dhe më shpejt?
Pyetja që më kanë bërë shumica, ka qenë 'Cfare eshte kjo? Si ta firmosim?'. Faqja ku është nisur peticioni është e gjitha në anglisht, dhe nuk ka pasur një version shqip, e cila e ka bërë shumë të vështirë komunikimin midis personave dhe peticionit. Nuk besoj se janë bërë ndonjëherë në Shqipëri peticione online në shkallën e këtij. Dhe një fushatë më e mirë informuese definitisht do e kishte bërë më të lehtë punën për të marrë akoma më shumë firma. Dhe nga keta 50.000+ persona që kanë firmosur peticionin, ka një numër të konsiderueshëm personash që jetojnë jashtë shtetit, në shtete ku teknologjia është më e avancuar.
Keni pasur reagime për peticionin përveç firmosjes?
Reagimet e shumta kanë qenë pozitive. Por ka pasur edhe persona që për arsye zemerimi me shtetin dhe politikën në vend, kanë refuzuar të firmosin. Por që komentet e ashpra që janë bërë nga disa kanë qenë siç e thashë kundrejt politikës, dhe jo peticionit. Por nuk kanë ndikuar shumë këto, kështu që kemi arritur atje ku jemi sot.
Dhe sa vota kanë mbetur aktualisht?
Një tjetër moskuptim rreth shqiptareve dhe faqes ku kam nisur peticionin ka qene numri i firmave. Ideja e peticionit ishte që të arrinim sa me shumë firma të ishte e mundur. Pra nuk kishte një numër të kufizuar, apo diçka të tillë. Por mënyra se si funksionon kjo faqja Change.Org është se sa herë që arrin numra të rrumbullakët si 1.000, 5.000, 10.000, etj., ajo e shton numrin e 'firmave të nevojitura'. Por kjo nuk do të thotë asgjë, është thjesht një funksion i faqes Change.Org. Numri i firmave të peticionit nuk ka absolutisht asnjë përkufizim.
Duket se Google do ta plotësojë kërkesën tuaj. Si ndiheni? Kush e ka bërë dizajnin e doodle?
Si ndihem? Krenar! Sepse do të arrijmë diçka të madhe! Por edhe sikur Google të mos e pranonte, nuk do të ishte ndonjë problem i madh, sepse në e bëmë punën tonë, e kemi vënë pothuajse të gjithë popullin në dijeni, dhe nuk kishim tjetër gjë në dorë.
Shumë njerëz kanë thënë se kjo fotoja që është vendosur tek peticioni nuk përshtatet, etj. Por kjo nuk do të jetë logoja që do të vendoset në Google. Logoja që vendoset atje do të dizenjohet nga një staf i Google-s qe merret posaçërisht me dizenjimin e logove te ndryshme. Kurse kjo shqiponja në foto tek peticioni ështe bërë me copa kostumesh popullore nga të gjitha trevat e Shqiperisë në mënyrë që të simbolizojë të gjithë Shqiptarët dhe trevat tona.Dhe është dizenjuar nga agjensia Mçann Erickson ne Tirane.
Të flasim pak për ju? Një korçar me banim në Amerikë? Prej sa vitesh jetoni atje ?
Më 18 nëntor kam mbushur plot 8 vjet këtu në Amerikë. Kam ardhur me prindërit e mi në moshen 13- vjeçare, dhe kemi ardhur me llotarinë amerikane.
Si jeni përshtatur me jetën në mërgim?
Me thënë të drejtën, si Amerika nuk ka! Rrugët nuk janë shtruar me ar, dhe dollarët nuk varen nëpër pemë, siç e mendojnë shumë shqiptarë, por mënyra dhe niveli i jetesës është më e mirë, dihet ajo. Sistemi i edukimit është 'top-class', një nga më të mirët në botë. Këtë nuk mund t'a ndryshojmë dot. Madje edhe unë kam marrë pasaportën amerikane në moshën 18- vjeçe, që teknikisht do të thotë se unë jam amerikan. Por unë nuk e quaj veten një të tillë. Sepse nuk jam! Unë jam një person nga Vlocishti i Korçës, jo një person nga Detroiti i Michiganit. S'kam arsye për të ndryshuar identitetin tim!
Por ajo që e ka bërë që zemra ime të ketë qenë gjithmonë në Shqipëri, është fakti se vëllai dhe motra ime ishin mbi 21 kur unë me prindërit kemi emigruar ne SHBA, dhe ata nuk kane mundur të vijnë dot. Aktualisht ata ndodhen në Tiranë, të martuar dhe me fëmijë. Unë i kam vizituar shpesh, nga malli që kam për ta dhe për nipërit dhe mbeskat e mia, pra femijet e motrës dhe të vëllait. Gjej rastin që t'I përshëndes nga larg Kejsianen, Fionen, Alesion, dhe Erlindin, Pra arsyeja pse unë nuk e kam harruar vendlindjen time, edhe pse kam ardhur këtu në një moshë delikate, në moshën adoleshente, ka qenë sepse gjysma e familjes sime jeton akoma në Shqipëri.
Për ata që jetojnë jashtë Shqipërisë festa e Pavarësisë ka një rëndësi të veçantë. Ku do ta kaloni 28 nëntorin?
Po! Eshtë e vërtetë kjo, për ne që jetojmë jashtë festa e pavarësisë ka një rëndësi tepër më të madhe. E kam festuar dhe do e festoj me gjithë komunitetin e shqiptarëve që ndodhen këtu. Ylli Bakën e kam idhullin tim, sepse mendoj se është një bilbil i vërtetë i muzikës popullore, dhe do shkoj tek koncerti i tij bashkë me Ponin, Sinanin, dhe disa te tjerë.
Si e plotësoni mungesën e atdheut?
Po të shohësh makinën time, ka plot 12 shqiponja dy-krenare. Mendoj se kur jam në makinë, jam në atdheun tim, sepse vetëm shqiponja mund të shohësh, dhe vetëm muzikë popullore mund të dëgjosh. Ndihem si në Shqipëri, edhe pse mijëra kilometra larg saj!
Keni ne plan ndonje peticion tjeter ne te ardhmen?
Tani per tani, jo! Por asnjëherë nuk i dihet se ç'na pret në të ardhmen.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com