Klajdi Sahatçi: Ja pse e duam
ende atdheun që shpesh na harron

Klajdi Sahatçi: Ja pse e duam<br />ende atdheun që shpesh na harron
Klajdi Sahatçi, një nga yjet e festivalit “Different trains”, rrëfen për “Shqiptarja.com”, pa asnjë notë hipokrizie, se çfarë motivi i sjell në vendin e tyre, që jo rrallë i lë në harresë instrumentistët tanë të talentuar e të famshëm në skenat botërore. Violinisti, pasi rrëfen më parë konceptin e edicionit të tretë të festivalit, na rrëfen me pak fjalë edhe rrugëtimin e tij me një karrierë të ndritshme në skenat evropiane.

“Një urë e fortë lidhëse mes kompozitorëve perëndimorë dhe instrumentistëve më të shquar të traditës lindore që kalon nga repertorët e Mendelson, Brahms, Dvorak, Moxart, Shostakovic”. Ky është koncepti që e prezantuan dje artistët e festivalit “Different trains” për mediat. Në edicionin e tretë të këtij festivali ka plot risi. Në natën e parë të koncerteve nuk do të japin koncert veç instrumentistët e talentuar si Vlorent Xhafajt dhe Klajdi Sahatçiu, por edhe instrumentistë e rinj, si Altin Tafilaj dhe violinisti i lindur në mërgim Jonian Kadesha, aktualisht student në Berlin. Festivali tashmë është zgjeruar me muzikantë të huaj, polakë, rusë, çekë, bullgarë.

Ata janë Aleksandër Somov, Bartlomiej Niziol, Vladimir Bukaç (të gjithë ata artistë të vendeve të lindjes që rrethanat e vendeve të tyre postkomuniste i shtynë të bëjnë muzikë nëpër botë). Violonçelisti Aleksandër Somov që luan në orkestrën simfonike të Londrës, është pjesë e kuartetit për harqe në sol maxhor të Franc Shubertit. “Ky kuartet është shumë i çmuar për ne, sepse është një kryevepër e repertorit të muzikës së dhomës.

Jam shumë i lumtur që ia sollëm publikut shqiptar”, thotë Somov. Simboli i festivalit Different Trains është një skicë e Radios Iliria, që në kushtet e Shqipërisë komuniste ishte dritarja e vetme për të qenë në kontakt me muzikën klasike. Duket se ky është një nga festivalet e rralla në Shqipëri që inspirohet nga sinqeriteti profesional  dhe pasioni. “Ne mundemi me forcat tona ta bëjmë këtë festival”, tha Vlorent Xhafaj, duke theksuar se politika e tij organizative është që” “sponsorit tanë të kontribuojnë për kulturën. Mos t’i kërkohen të gjitha fondet shtetit, sepse ai nuk mund të jap ndihmë për çdo aktivitet kulturor....Nëse ne mundim të gjenerojmë sponsorë, kjo është e rëndësishme për zhvillimin e shoqërisë sonë civile.”  Ja, në këtë mënyrë instrumentistët e ngritëm në këmbë vet festivalin. Koncertet jepen në datat 27, 28 shtator dhe më 1 tetor dhe Klajdi Sahatçi na e bënë më të qartë kontributin e “ekipit” të instrumentistëve të shquar.  
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Mjeti përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Mjeti përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital