Trafikonin klandestin nga Shqipëria drejt Amerikës kundrejt pagesës prej 25 mijë eurosh, prokuroria kërkon 74 vite burg për 5 të pandehurit e grupit të strukturuar kriminal. Nga konkluzionet e akuzës me nga 16 vite burg duhet të dënohen Nertil Previzi, Fatos Fasko me 15 vite Enver Karaj, 14 vite Fatmir Bakalli dhe 13 vite burgim për Nikoll Kolaj.
Sipas hetimeve të akuzës në krye të këtij grupi rezulton shqiptaro-maqedonasi Nertil Previzi i cili me 4 të njohurit e tij gjenin shtetas shqiptar që kërkonin të iknin në Amerikë në pamundësi të një vize.
“Hetimet nisën 2 vite më parë, ndërsa në total dyshohet se ky grup ka dërguar në Amerikë mbi 90 persona në mënyrë ilegale kryesisht nga zona e Shkodrës dhe veriut të Shqipërisë. Ndërsa kalimin e kufirit drejt Amerkëss ky grup e realizonte nëpërmjet Meksikës ku Fatos Fasko rezulton të ketë pasaportë meksikane dhe përdorte lidhjet e tij atje”, sqaron prokuroria në pretencën e saj.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com